Humb jetën gjenerali i rëndësishëm rus, i shpërtheu bomba e fshehur në skuter

Humb jetën gjenerali i rëndësishëm rus, i shpërtheu bomba e fshehur në skuter

Një gjeneral i lartë në forcat e armatosura ruse si dhe ndihmësi i tij kanë ndërruar jetë nga një shpërthim me bombë.

Kështu kanë njoftuar mediat e huaja, transmeton Gazeta Enigma.

Gjenerali Igor Kirillov, lider i Forcave të Mbrojtjes Bërthamore, Biologjike dhe Kimike, po largohej nga një bllok banimi kur pajisje e fshehur në skuter shpërtheu, ka njoftuar Komiteti Hetimor i Rusisë.

Pamjet nga vendi i ngjarjes tregonin hyrjen e një ndërtese të dëmtuar rëndë, me shenja djegieje në mure dhe një numër dritaresh të dëmtuara.

Gjithashtu në rrugë u panë edhe dy çanta.

Kirillov u akuzua së fundmi për përdorim të armëvë kimike në Ukrainë.

Nga këto armë thuhet se 2000 pjesëtarë të shërbimit ushtarak janë shtruar në spital, pasi kanë pësuar helmim kimik.

Nën këtë akuzë, në tetor Mbretëria e Bashkuar i kishte vënë sanksione Kirillovit. /Gazeta Enigma

Related Articles