Hamza premton nga 100 euro në muaj për fëmijët që s’mund të regjistrohen në çerdhet publike

Hamza premton nga 100 euro në muaj për fëmijët që s’mund të regjistrohen në çerdhet publike

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër, Bedri Hamza, këtë të martë ka vizituar rrjetin e çerdheve “Bardha” në Prishtinë, raporton Gazeta “Enigma”.

Hamza ka premtuar subvencione nga 100 euro për çdo familje që nuk mund t’i regjistrojë fëmijët në çerdhet publike.

Ai u shpreh se kështu do ta lehtësohet ndjeshëm barra financiare e familjeve që detyrohen t’i regjistrojnë fëmijët në çerdhet private dhe siç është shprehur ai, mundësohet përfshirja më e madhe e grave në tregun e punës. /Gazeta Enigma/

Related Articles