Një numër i madh i policëve janë vërejtur sonte në Prishtinë, te rruga B.
Në media u raportua se një person ka ekspozuar armën që posedonte, teksa bashkë me një grup njerëzish ka hyrë në njërin nga lokalet që gjenden në këtë rrugë, ku më pas Policia ka arrestuar një person.
Gazeta “Enigma” ka kontaktuar me policinë për të marrë ndonjë informacion, por deri në momentin e publikimit të lajmit nuk ka pranuar përgjigje.
E lidhur me ngjarjen, Indeksonline ka publikuar pamje nga vendi i ngjarjes.