Çka u diskutua në mbledhjen e AKI-së, Musliu jep detaje

Çka u diskutua në mbledhjen e AKI-së, Musliu jep detaje

Kryetarja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Ganimete Musliu, ka deklaruar se prapa sulmit në kanalin e Ibër-Lepencit qëndron Millan Radoiçiq i mbështetur nga Serbia, raporton Gazeta “Enigma”.

Tutje Musliu ka folur edhe për raportimin e drejtorit të AKI-së Petrit Ajeti.

“Diskutuam për të gjitha çështjet të cilat kanë të bëjnë me sigurinë e vendit. Gjendja e sigurisë në Kosovë është stabile me provokime të mundshme nga Serbia. Folëm për sulmin në kanalin e Ibër Lepencit dhe për çështje tjera. Në bazë të asaj se çfarë u tha nga drejtori i AKI-së, prapa sulmit qëndron Radoiçiq i mbështetur nga shteti serb”, tha Musliu.

Në Komisionin për Mbikëqyrjen e AKI-së ka raportuar me dyer të mbyllura drejtori Petrit Ajeti. /Gazeta Enigma/

Related Articles