Mbrëmjen e së martës në Gjilan është arrestuar një person pasi raportohet se i ka kanosur verbalisht policët derisa ndodheshin në stacion policor, raporton Gazeta ‘Enigma”.
Bëhet e ditur se me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Gjilan / 17.12.2024 – 20:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti i ka kanosur verbalisht zyrtarët policor derisa ndodheshin në stacion policor. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet nû raportin e Policisë. /Gazeta Enigma/