Eksperti Ervin Resuli ka ngritur shqetësimin për mandarinat e importuara nga Shqipëria, duke i cilësuar ato si të rrezikshme për konsumatorët. Sipas tij, ato përmbajnë mbetje pesticidesh të ndaluara në Bashkimin Europian, të cilat mund të dëmtojnë shëndetin e njeriut, shkruan Enigma.
Në një njoftim, Resuli bëri të ditur se gjatë periudhës 29 nëntor – 11 dhjetor 2024, sistemi europian i sigurisë ushqimore (RASFF) ka raportuar tre raste të ndotjes me mbetje të pesticideve Chlorpyrifos dhe Phosmet në ngarkesa mandarinash me origjinë nga Shqipëria. Këto pesticide janë të ndaluara në BE për shkak të ndikimit të tyre negativ afatgjatë në shëndetin e njeriut.
Njoftimi i plotë: