​APK lanson platformën online për raportimin e korrupsionit

​APK lanson platformën online për raportimin e korrupsionit

APK ka lansuar sot platformën online për raportimin e korrupsionit, raporton Gazeta “Enigma”.

Kjo platformë u lansua nga Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit në mbështetje nga UNDP në Kosovë.

Drejtori i APK-së, Yll Buleshkaj tha se ky është një hap i rëndësishëm, i cili sipas tij tregon që teknologjia mund të vihet para sundimit të ligjit dhe parandalimit të korrupsionit.

Ndërsa, kryetari i Komisionit Parlamentar Mbikëqyrës i APK, Adnan Rrustemi shtoi se çdo raportim i korrupsionit në këtë platformë është një hap drejt një shoqërie më të drejtë, raporton KP.

Gjithashtu, Zëvendës përfaqësuesi i përhershëm i UNDP ne Kosovë, Dudley Tarlton u shpreh se UNDP ka mbështetur APK-në në mënyrë qe të heq rreziqet në lansim të kësaj platforme.

Related Articles