Debat i ashpër mes asamblistit Haziri dhe drejtorit Arifi në Kuvendin Komunal të Gjilanit

Debat i ashpër mes asamblistit Haziri dhe drejtorit Arifi në Kuvendin Komunal të Gjilanit

Një debat i ashpër ka ndodhur mes asamblistit Muhadin Haziri dhe drejtorit të urbanizmit në Komunën e Gjilanit, Ali Arifi.

Haziri në Kuvendin Komunal e ka akuzuar Arifin për keqpërdorime financiare, duke quajtur edhe “hajn”.

Ai u ankua se drejtori nuk po i përgjigjet në pyetjet e tij.

“Ti je hajn mashtrues, kriminel, përgjigju në pyetjet e mia, a ka leje ndërtimore rruga Hamdi Kurteshi, a ka pyetje me të thjeshtë se kjo”, tha Haziri.

Ndërkaq edhe përgjigja e drejtorit ishte e ashpër: Nëse unë jam kriminel ti je koka e kriminelit. Pyetjet i përgjigjem me shkrim dhe e keni përgjigjen brenda ditës.

Related Articles