Policia sekuestron armë të ftohta në tregun e automjeteve, intervistohen disa persona

Policia sekuestron armë të ftohta në tregun e automjeteve, intervistohen disa persona

Policia e Kosovës ka njoftuar se njësitet policore të Drejtorisë së Kryeqytetit, kanë implementuar një plan operativ në tregun e automjeteve.

Me këtë rast janë sekuestruar sasi të konsiderueshme të armëve të ftohta.

Në njoftim thuhet se në në cilësinë e të dyshuarve janë intervistuar katër persona.

“Në stacion policor në cilësinë e të dyshuarve janë intervistuar katër persona të dyshuar për veprën importi, eksporti,furnizimi,transportimi, prodhimi,këmbimi,shitja e pa autorizuar armeve dhe materialeve plasëse”.

“Personat e dyshuar me vendim të prokurorit të shtetit pas intervistimit  janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet tutje në njoftim. /Gazeta Enigma

Related Articles