Me rastin e pensionimit të ambasadorit Jeffrey M. Hovenier, komuniteti i Ambasadës Amerikane e nderoi atë.
Hovenier u vlerësua për lidershipin, përkushtimin dhe shërbimin e tij gjatë një karriere të gjatë e të suksesshme.
Siç thuhet në njoftimin e ambasadës, ai pati një rol të rëndësishëm në forcimin e marrëdhënieve SHBA-Kosovë dhe në avancimin e Kosovës drejt paqes, demokracisë dhe integrimeve euroatlantike.
Nga kjo ambasadë edhe u treguan mirënjohës ndaj Hovenierit, për shërbimin siç u theksua të jashtëzakonshëm të tij. /Gazeta Enigma