Këtë të hënë në Krushë të Madhe disa kabllo të rrymës kanë marrë flakë, raporton Gazeta “Enigma”.
Asamblisti nga Komuna e Rahovecit, Sejfullah Sejfullahu, ka ndar një video ku shihet momenti kritik kur kabllot përfshihen nga zjarri.
Sejfullahu ka thënë që ai sapo është informuar e ka telefonuar policinë, emergjencën dhe KEDS-in.
Ai ka thënë që së bashku me fshatarët kanë dalë në vendin e ngjarjes për ta mbajtur në kontroll situatën.
“Gjate nje shperthimi te madh te kabllove, nje qytetar i yni ishte shumë afer rrezikut, por për fat shpetoi pa pasoja”, ka vijuar ai.