Abdixhiku: LDK plot 25,000 mbështetës nga mërgata

Abdixhiku: LDK plot 25,000 mbështetës nga mërgata

Kandidati për kryeministër, nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka njoftuar se nga 60,000 votues të regjistruar në diasporë për zgjedhjet e shkurtit, 25,000 janë mbështetës të LDK-së, duke e cilësuar këtë si një hap të madh drejt ndryshimit kombëtar.

Abdixhiku me këto shifra ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës, prinë me numrin e mbështetësve e votuesve të regjistruar për në zgjedhjet e shkurtit.

Postimi i plotë i Abdixhikut:

25,000 mbështetës tanë të regjistruar në Mërgatë deri më tani!
Edhe 3 ditë të mbetura!
Vazhdojmë! Regjistrohuni!
“Dhe këtu, në këtë përvjetor të 35-të, më lejoni që të shpreh falënderimin e veçantë për bashkatdhetarët tanë, që tashmë kanë nisur uraganin e ndryshimit me regjistrim.
Po ju njoftoj, lajmëroj, e kumtoj, se në regjistrimin e votuesve në mërgatë, në bazë të të gjithë të dhënave të strukturave tona, Lidhja Demokratike e Kosovës, prinë me numrin e mbështetësve e votuesve të regjistruar për në zgjedhjet e shkurtit.
Gjersa flasim sot këtu, nga 60 mijë të regjistruar gjithsejtë, plot 25 mijë janë anëtarë e mbështetës tanë. Ata, së shpejti do të jenë dhe votues tanë të ardhshëm; votues të ndryshimit të madh kombëtar!
Ju ftoj, që të tri ditët e mbetura, t’i vazhdojmë angazhimet për regjistrim; dhe kështu, ndryshimin që e ndjejmë brenda, ta mbajmë të barabartë me ndryshimin që na vjen nga mërgata!”.

Related Articles