Është përuruar një çerdhe e re publike në qytetin e Prizrenit, konkretisht në lagjen Ortakoll.
Në përurim morën pjesë ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci dhe kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj.
Nagavci tha se pas Prizrenit, do të vazhdojnë në Malishevë.
“Çerdhe me kushte infrastrukturore moderne, me ambiente të ngrohta për më të dashurit tanë, fëmijët. Ky objekt që përuruam sot është investim i MASHTI-t në vlerë 563,758.40 euro dhe ka kapacitet për 160 fëmijë”, shkroi Osmani në një postim në Facebook.
“Do të përurojmë shkollën në fshatin Dragobill për të vazhduar më pas me vendosjen e gurthemelit për ndërtimin e çerdhes në fshatin Bellanicë. Shumë punë e angazhime na presin edhe këtë javë!”, u shpreh tutje ministrja. /Gazeta Enigma