Raportohet se ashenshori i Kullës Eiffel është përfshirë nga zjarri

Raportohet se ashenshori i Kullës Eiffel është përfshirë nga zjarri

Rreth 1 mijë e 200 turistë u evakuuan të martën nga monumenti ikonë i Parisit, Kulla Eiffel, pas raportimeve për një zjarr në një nga boshtet e ashensorit të saj midis katit të parë dhe të dytë.

Zjarri, i cili u shkaktua nga mbinxehja e një prej kabllove të ashensorit rreth orës 10:30 të mëngjesit, është vënë nën kontroll, raporton Euronews.

Bëhet e ditur se qasja në kullë është kufizuar gjatë operacionit.

Kujtojmë se Kulla Eiffel është përfshirë nga flakët disa herë në të kaluarën.

Related Articles