Kurti uron Krishtlindjet: Kujdesi dhe dashuria për tjetrin nuk duhen parë si privilegje

Kurti uron Krishtlindjet: Kujdesi dhe dashuria për tjetrin nuk duhen parë si privilegje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar të gjithë besimtarët e krishterë për festën e Krishtlindjes, raporton Gazeta “Enigma”.

Kurti përmes një postimi në profilin e tij në Facebook ka thënë se “Krishtlindja është edhe mirënjohje dhe falënderim”.

“Uroj që Krishtlindja të na e sjellë afër mendjes dhe zemrës se kujdesi dhe dashuria për tjetrin nuk duhen parë si privilegje. Ato janë përgjegjësi ndaj çdonjërit që të jetoj me dinjitet”, ka shkruar Kurti.

“Andaj këtë festë të Krishtlindjes le të reflektojmë me mirënjohje dhe falënderim, për atë që kemi te njëri-tjetri. Për çdo vit kjo periudhë na gjen pranë familjes e miqve me shpresën e pakursyer se e mira te njeriu e te shoqëria nuk pushon së çeluri. U bëftë më e mira për të gjithë, e veçanërisht për ata që sakrifikojnë nga vetja për të tjerët!”, tha Kurti. /Gazeta Enigma/

Related Articles