Njësia policore ka ndaluar një veturë gjatë një pike kontrolli në Prishtinë mbrëmjen e së martës, rreth orës 21:45, ku ka arrestuar dy persona të dyshuar nga Kosova.
Gjatë kontrollit, në automjet u gjetën një armë zjarri dhe dy thika, shkruan Gazeta Enigma.
Pas arrestimit, të dyshuarit u shoqëruan për intervistim dhe, me vendim të prokurorit, u liruan në procedurë të rregullt.
Autoritetet kanë konfirmuar se hetimet do të vazhdojnë për zbardhjen e rastit./GazetaEnigma/