Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka njoftuar se ka përfunduar turneun paraelektoral, raporton Gazeta “Enigma”.
Abdixhiku ka theksuar se ka qenë bukur, zjarrtë dhe siç tha ai, thjeshtë madhështore si asnjëherë më parë.
“Turneu paraelektoral i ndryshimit, përfundoj; për t’i hapur vend tani fushatës elektorale që do të nisë më 11 janar të vitit 2025. Ishte bukur, ishte zjarrtë, ishte thjeshtë madhështore – si asnjëherë më parë. LDK dhe mbështetësit tanë krijuan momentum të ri, si prelud i fitores të madhe për Republikën”, shkroi Abdixhiku.
Ai gjithashtu tha se ringritja e tyre është e destinuar dhe siç u shpreh, e ardhmja është thjeshtë e bukur.
“Ju i dhatë jetë lëvizjes sonë për ndryshim, ju i dhatë shpresë LDK-së dhe Kosovës për të ardhmen që na pret. Mbi të gjitha, ju na dhatë zërin që na mungonte kaherë. Ringritja jonë është e destinuar; e ardhmja jonë është thjeshtë e bukur! Ajo qëndron si refuzim estetik i ndarjes, përçarjes e urrejtjes që na shtyhet gjithandej”.
“Kemi tjetër qëlllim, kemi tjetër vizion, kemi tjetër mendësi. Nga 11 janari deri më 9 shkurt dhe pas, bëhuni pjesë e festës sonë të madhe dhe takimeve e tubimeve të mëdha që do t’i kemi gjithandej! Ju presim! Sepse ndryshimi po vjen”, shkroi tutje Abdixhiku. /Gazeta Enigma/