Mërgimtari nga Ferizaj kthehet në Gjermani, shkak reduktimet e rrymës

Mërgimtari nga Ferizaj kthehet në Gjermani, shkak reduktimet e rrymës

Mungesa e rrymës në qytetin e Ferizajt ka ndikuar që një mërgimtar të kthehet për në Gjermani, raporton Gazeta “Enigma”.

Vëlluai i tij ka ndaj një postim në profilin e tij në Facebook ku edhe ka njoftuar për ikjen e tij drejt Gjermanisë.

Ai tha se vëllai i tij kishte ardhur nga Gjermania për festën e Vitit të Ri, por është detyruar të largohet për shkak të situatës së rënduar me furnizimin me energji.

“Katrahura e rrymës e bëri të kthehej sot për në Gjermani, dhe së bashku me të edhe unë po shkoj me e festu atje”.

“Çfarë thyerje shprese për këta vëllezër e motra që aq shumë i besuan këtij kryeministri”,ka shkruar ai.

Mungesa e rrymës për ditë të tëra ka shkaktuar pakënaqësi të madhe tek qytetarët, të cilët shpresojnë në një zgjidhje të shpejtë të problemit, përderisa rreth këtij problemi ka reaguar edhe kryetari i kësaj komune, Agim Aliu. /Gazeta Enigma/

Related Articles