Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka falënderuar diasporën për regjistrimin që kanë bërë për të votuar në zgjedhjet nacionale të 9 shkurtit.
Në një postim në Facebook, ai ka thënë se 40 mijë prej atyre që aplikuan ishin mbështetës të LDK-së.
“Fitorja e parë elektorale po merr formë sonte! Është e bukur, është freskuese, është vetë ndryshimi i kërkuar tash e sa kohë. Plot 105,000 të regjistruar, nga të gjitha etnitë; tani që kanë mbetur vetëm edhe një orë e gjysmë. Ju faleminderit secilit për angazhimin e treguar qytetar në këtë proces demokratik”.
“Të 40 mijë mbështetësve tanë, ndërsa, të regjistruar deri në këto orë, ju faleminderit nga zemra që po shënoni hapin e parë në fitoren e parë elektorale! Fjalët më mbesin të mangëta për t’iu shprehur gjithë mirënjohjen tonë për ringritjen e djathtë tuajën. Por sonte, LDK ka festë!”, ka thënë Abdixhiku.