Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Selanik, ku një 14-vjeçar ka sulmuar me thikë babain e të dashurës së tij 16-vjeçare.
Incidenti ndodhi në ditën e Krishtlindjeve në zonën Panorama të Selanikut lindor.
Ndërsa i mituri është arrestuar nga autoritetet, 64-vjeçari është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, raporton A2CNN.
Sipas raportimeve të policisë, konflikti nisi gjatë një sherri mes vajzës dhe babait të saj në shtëpinë e tyre.
Në mes të tensionit, 14-vjeçari nxori një thikë dhe e goditi burrin në pjesën e mesit.
Prokuroria ka ngritur akuza ndaj të miturit për plagosje të rëndë, armëmbajtje pa leje dhe përdorim të armës.
Hetimet vijojnë për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes.