“Currit” i vazhdohet arresti shtëpiak edhe për dy muaj

“Currit” i vazhdohet arresti shtëpiak edhe për dy muaj

Gjykata Themelore e Prishtinës i ka vazhduar masën e arrestit shtëpiak edhe për dy muaj, Ismet Osmanit apo i njohur me nofkën “Curri”.

Këtë e konfirmoi zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.

“Ju njoftojmë se pas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë për vazhdimin e masës së arrestit shtëpiak në çështjen penale kundër të pandehurit I.O., Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda me datë 17.12.2024 ka marr Aktvendim duke aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore Prishtinë, ashtu që masa e arrestit shtëpiak të pandehurit I.O., iu është vazhduar në kohëzgjatje prej 2 (dy) muaj, e cila masë i llogaritet deri më datë 17.02.2025”, tha Gashi për Klankosova.tv.

“Curri” është i akuzuar për veprën e fajdesë, dhe dyshohet po ashtu se ishte i përfshirë në një tentim vrasje në 2024-ën në Graçanicë.

Related Articles