Deliu: Qytetarët jetojnë në terr sepse vendos Dejona se kur duhet të ndalet rryma e kur jo

Deliu: Qytetarët jetojnë në terr sepse vendos Dejona se kur duhet të ndalet rryma e kur jo

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra ka adresuar kritika në drejtim të kryeministrit Albin Kurti duke thënë se ky i fundit po vazhdon lojën me qytetarët, derisa këta të fundit janë në terr.

Ajo tutje thotë se kur qytetarët e Kosovës duhet të jetojnë në terr sepse vendos Dejona se kur duhet të ndalet rryma e kur jo.

Postimi i saj:

Derisa një pjesë e madhe e qytetarëve në Kosovë janë në terr, kryeministri po e vazhdon lojën e tij me qytetarët.

Kosova është tronditur nga aferat korruptive të Nagipit e Martinit.

Kur qytetarët e Kosovës duhet të jetojmë në terr sepse vendos Dejona se kur duhet të ndalet rryma e kur jo, e kur botërisht dihet abuzimi i kryeministrit me njerëzit e tij me institucionet e pavarura, kryeministri del e paturpësisht na thotë se nuk mund të ndërhyj ne intitucionet e pavarura!

Related Articles