Vuçiq diskuton për sanksionet ndaj industrisë së naftës dhe ndryshimet politike me ambasadorin amerikan Hill

Vuçiq diskuton për sanksionet ndaj industrisë së naftës dhe ndryshimet politike me ambasadorin amerikan Hill

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, ka takuar sot ambasadorin e SHBA-së në Beograd, Christoper Hill. Sipas një njoftimi të publikuar nga Vuçiq, në këtë takim kanë diskutuar për zhvillimet në Serbi dhe në gjithë globin.

“Kemi përmbledhur ngjarjet dhe rezultatet e bashkëpunimit nga viti i kaluar dhe kemi biseduar rreth tyre përmirësimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe në sfera të ndryshme të jetës shoqërore, veçanërisht në projektet e infrastrukturës, si në rrugë ashtu edhe në energji”, ka thënë Vuçiq.

Ai ka treguar se gjithashtu temë e bisedës ka qenë edhe vendosja e sanksioneve ndaj indsutrisë serbe të naftës – NIS.

“Ne kemi diskutuar edhe për situatën politike me fokus në ndryshimet që po ndodhin, bashkë ne SHBA dhe në shumë vende evropiane”, ka shkruar tutje Vuçiq.

Related Articles