Kina sërish është goditur nga një tërmet i fuqishëm.
Të mërkurën atje pati dridhje të tokës, me magnitudë 5.5 shkallë të Rihterit.
Kështu ka njoftuar Qendrës së Rrjetit Sizmologjik të Kinës, shkruajnë mediat ndërkombëtare.
Epiqendra llogaritet të jetë provinca e Qinghait.
Ditën e djeshme Tibeti u godit nga një tërmet i fuqishëm, ku për pasojë humbën jetën 126 njerëz dhe u plagosën 188 të tjerë.
Pasojat që la pas janë katastrofike, pasi shumë banesa u shkatërruan dhe mijëra njerëz u detyruan që të zhvendoseshin.
Ndërkohë ekipet e shpëtimit janë duke kërkuar për personat që kanë mbetur nën rrënoja