Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Mitrovicën Veriore, nën dyshimet se ka kryer veprën penale “sulm”.
Përmes një njoftimi për media, policia ka bërë me dije se i dyshuari kishte hedhur një shishe qelqi drejt një personi tjetër dhe ishte larguar nga vendi i ngjarjes.
“Si rezultat i hetimeve të zhvilluara nga hetuesit e Sektorit të Hetimeve në kuadër të Stacionit Policor Mitrovicës Veri, është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari, (Z.R), 33 vjeç. Arrestimi është kryer mbi bazë të dyshimeve të arsyeshme dhe provave të siguruara që e lidhin të dyshuarin me rastin e raportuar.
Të gjitha veprimet e ndërmarra i janë paraqitur prokurorit të rastit, ku pas intervistimit me aktvendim të prokurorit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë”, thuhet në njoftim.