Haxhiu: Më përpara e prej dorën sesa e çoj për ta votuar Kurtin për kryeministër

Haxhiu: Më përpara e prej dorën sesa e çoj për ta votuar Kurtin për kryeministër

Kandidati i PDK-së për deputet, Bekim Haxhiu, ka thënë se më përpara mund ta shohin duke e prerë dorën, sesa duke e çuar për ta votuar Albin Kurtin për kryeministër.

Këtë deklarata, Haxhiu i bëri te “DPT te Fidani” në Klan Kosova, ku tha se nuk ka asgjë personale me Kurtin, por tha se nuk voton qeveri të dëmshme e që i vendos sanksione Kosovës.

“Mund ta shohësh Bekim Haxhiun duke e prerë dorën, por duke e çuar për Albin Kurtin, jo. Jam i sigurt 100 për qind. Më përpara jap dorëheqje prej deputetit sesa ta votoj një qeveri të Albin Kurtit”.

“Nuk e kam personale me të, por nuk e votoj një qeveri të dëmshme që i vendos sanksione Kosovës nga partnerët që na kanë ndihmuar në kohën e luftës, partnerët që na ndihmuan në pavarësi dhe në njohjen e shtetit në arenën ndërkombëtare”, tha Haxhiu, njofton Klankosova.tv.

Më tej, ai akuzoi Qeverinë Kurti duke thënë se “është e korruptuar deri në fyt”, teksa shtoi se s’ka pasur ndonjëherë qeveri që ka punuar më pak e është korruptuar më shumë.

Related Articles