Vdesin 52 punëtorë nga zjarri në një fabrikë në Bangladesh

Vdesin 52 punëtorë nga zjarri në një fabrikë në Bangladesh

Të paktën 52 persona kanë humbur jetën pasi zjarri përfshiu një fabrikë në Bangladesh. 30 persona të tjerë mbetën të plagosur, raportojnë mediat e huaja.

Zjarri shpërtheu të enjten në mbrëmje në fabrikën e Ushqimit dhe Pijeve në Rupganj, një qytet industrial pranë kryeqytetit Daka.

Autoritetet i thanë agjencisë së lajmeve AP se zjarri u përhap për shkak të kimikateve dhe plastikës që ndodheshin brenda ndërtesës.

Një zyrtar i shërbimit zjarrfikës i tha BBC se numri i viktimave mund të rritet. Fabrika gjashtë katëshe prodhonte lëngje frutash dhe ëmbëlsira.

Related Articles