Haradinaj viziton familjen Shabani në Grabovc: Kishte rreth 20 luftëtarë

Haradinaj viziton familjen Shabani në Grabovc: Kishte rreth 20 luftëtarë

Anëtari i AAK-së, Daut Haradinaj, ka vizituar familjen Berisha nga fshati Grabovc, të cilët njihen për sakrificën e tyre në luftën e fundit në Kosovë.

“Sonte isha në konakun e Shaban Berishës, luftëtarit të madh të luftës dhe paqes. Vëllezërit e tij, në krye me Milazimin, na pritën ngrohtësisht, siç e ka traditë shqiptari. Kjo familje, në luftën e fundit, kishte rreth 20 luftëtarë, secili më i zoti se tjetri”, shkroi Haradinaj në një postim në Facebook.

Haradinaj tha se gjithmonë do jetë krah i këtyre sakrificave “të përbuzura nga ky pushtet”.

“Fshati Grabovc, që ndan Drenicën me Fushë-Kosovën, ishte kthyer në një barrikadë të pakalueshme për forcat armike. Kjo bujari shihej edhe sot në sytë e dhjetëra burrave që na nderuan me mikpritje dhe përkrahje të hapur për Kosovën fituese”, u shpreh tutje Haradinaj. /Gazeta Enigma

Related Articles