Kajtazi i bindur: Kurtin e pret burgu për korrupsion

Kajtazi i bindur: Kurtin e pret burgu për korrupsion

Analisti politik, Vehbi Kajtazi ka thënë se kryeministrin Albin Kurti “po e pret burgu”.

Sipas tij, “Kurtin e pret burgu për korrupsion, e jo më për shkarravitje në sheshet e Prishtinës”.

“Të gjithë kryeministrat kanë bër3 diçka mirë për vendin, pos Albin Kurtit që ka bërë vetëm keq. Veç shiheni se si sot u mundua ta mashtrojë sërish nanën Ferdonije. Ta manipulojë dhembjen e saj. Për katër vjet ai nuk bëri asgjë për të pagjeturit.  Përkundrazi, bëri marrëveshjet më të dëmshme për vendin – u pajtua me Vuçiqin që serbët të kenë autonomi territoriale dhe politike.  Dashninë për këtë vend e dëshmon duke e ndëshku këtë njeri. Patriotizmin dëshmon duke u rreshtu me ata që kanë bërë diçka për këtë vend, e jo me ata që i kanë bërë vetëm dëme. Mos harroni, se partia në pushtet e ka vjedh bukë. është marrë vesh me terroristin Milan Radoiçiq që veteranët e luftës mos të përfitojnë nga paga minimale.  Jam i bindur se Albin Kurtin e pret burgu. Jo më për shkarravitje nëpër sheshe të Prishtinës, por për korrupsion”, ka shkruar Kajtazi në Facebook.

Sakaq, ai i bën thirrje popullit të votojnë parti të tjera politike.

“Sot PDK dhe LDK treguan se po rikthehen për të mirën e këtij vendi.  Për Kosovën që kryeministri nuk e saboton drejtësinë.  Për Kosovën që kryeministri nuk udhëheq një bandë që vjedh bukë e zejtin.  Për Kosovën që kryeministri nuk udhëheq mafinë energjetike.  Për Kosovën që kryeministri dhe tonen qe kryeministri punon për mirëqenie e jo për fukarallak.  Prandaj, angazhohuni të gjithë që këtë njeri ta ndëshkoni me votë sepse është njeriu më i dëmshëm që ka udhëhequr Kosovën”.

Related Articles