Rritet numri i të vdekurve nga zjarri në Los Angeles

Rritet numri i të vdekurve nga zjarri në Los Angeles

Meteorologët në Kaliforni kanë paralajmëruar se erërat e forta që nxitën flakët rreth Los Angeles priten të rriten përsëri këtë javë.

Ekipet e zjarrfikësve në terren po përpiqen që të vënë nën kontroll tre zjarre.

Zyrtarët paralajmëruan se pas një fundjave me erëra relativisht të qeta, erërat famëkeqe të thata të Santa Ana do të rriten përsëri duke kap shpejtësi deri në 96 km/h.

Përpara rritjes së erës, është bërë njëfarë përparimi në ndalimin e përhapjes së zjarreve vdekjeprurëse Palisades dhe Eaton, të cilat po digjen në skajet e kundërta të qytetit.

Zjarrfikësit lokal po ndihmohen nga ekuipazhet nga tetë shtete të tjera, si dhe nga Kanadaja dhe Meksika.

Ekzaminuesi mjekësor i qarkut LA përditësoi numrin e të vdekurve të dielën në 24, ndërsa zyrtarët janë shprehur se të paktën 16 të tjerë mbeten të zhdukur, raporton BBC, transmeton Gazeta Enigma.

Gjashtëmbëdhjetë nga të vdekurit u gjetën në zonën e zjarrit Eaton, ndërsa tetë u gjetën në zonën Palisades.

Tre zjarre vazhdojnë të digjen përreth Los Angeles.

Zjarri më i madh është ai i Palisades, i cili tani ka djegur më shumë se 23,000 hektarë dhe është nën kontroll 13%.

Zjarri i Eaton është i dyti më i madh dhe ka djegur më shumë se 14,000 hektarë.

Zjarri i Hurst është rritur në 799 hektarë dhe është frenuar pothuajse plotësisht.

Këto zjarre vlerësohen se kanë shkaktuar ndër dëmet më të kushtueshme në historinë e SHBA. /Gazeta Enigma

Related Articles