Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e ka akredituar grupin e parë të vëzhguesve të subjekteve politike të certifikuara për pjesëmarrje në zgjedhjet e 9 shkurtit.
Këtu bëjnë pjesë vëzhguesit e PDK, LDK-së, Koalicija Vakat dhe Demokratska Stranka.
Këto subjekte gjithsejë bashkë kanë 2 mijë e 274 vëzhgues.
PDK ka 95 vëzhgues, LDK ka 1,725 vëzhgues, Koalicija Vakat ka 234 vëzhgues, si dhe Demokratska Stranka ka 220 vëzhgues. /Gazeta Enigma