Nëntë persona kanë vdekur, si pasojë e përplasjes së një aeroplani në Suedi, që ishte duke bartur parashutistë.
Aeroplani ka qenë duke bartur tetë parashutistë dhe pilotin teksa është përplasur afër pistës së Aeroportit Orebro, rreth 160 kilometra në perëndim të Stokholmit, të enjten.
Sipas BBC, përplasja besohet se ka ndodhur pak pasi është nisur aeroplani.
“Është aksident i rëndë”, ka thënë policia suedeze në faqen e saj në internet.
“Secili person që ka qenë në aeroplan ka vdekur”.
Aeroplani i vogël, i llojit DHC-2 Beaver, ishte marrë me qira nga klubi i parashutistëve për një organizim veror, kanë raportuar mediat lokale.
Kryeministri suedez, Stefan Lofven, ka shprehur ngushëllimet e tij.