Osmani e Kurti bëjnë homazhe në Kompleksin Memorial në Reçak

Osmani e Kurti bëjnë homazhe në Kompleksin Memorial në Reçak

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, si dhe kryeministri Albin Kurti në përvjetorin e 26 të masakrës së Reçakut kanë bërë homazhe në Kompleksin Memorial, raporton Gazeta “Enigma”.

Osmani dhe Kurti kanë vënë kurora lulesh pranë lapidarit kryesor në këtë kompleks përkujtimor, aty ku dhe janë të vendosura të gjithë emrat dhe fotografitë e 45 civilëve të vrarë nga forcat serbe, më 15 janar të vitit 1999, në fshatin Reçak. /Gazeta Enigma/

Related Articles