Zjarret në Los Anxhelos tashmë ua kanë marrë jetën 25 personave.
Robert Luna, zyrtarë policior ka thënë se numri i të vdekurve ka të ngjarë të rritet, pasi shumë njerëz janë ende të zhdukur.
Ndërkaq, disa persona që janë raportuar si të zhdukur më herët, tashmë janë gjetur. Në mesin e viktimave raportohet të jetë edhe ish-ylli britkanik Rory Sykes. /Gazeta Enigma