Walker: Do të isha krenar po të varrosesha në Reçak

Walker: Do të isha krenar po të varrosesha në Reçak

Ish-shefi i misionit vëzhgues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William Walker, i cili kishte cilësuar Masakrën në Reçak si krim kundër njerëzimit, ka mbajtur një fjalim në ceremoninë përkujtimore të kësaj masakre, 26 vjet pas ngjarjes.

Walker ndau se dje presidentja e vendit, Vjosa Osmani, dhe para një jave kryeministri Albin Kurti e pyetën nëse dëshiron të bëhet shtetas i Kosovës, shkruan Gazeta Enigma.

“Siç mund ta imagjinoni, përgjigja ime në atë pyetje do të ishte; Po, sigurisht. Me këtë në mendje, kam një ndjenjë që herën tjetër që do të më shihni në Reçak, mund të jem në një kuti dhe do të isha krenar që të varrosesha në fshatin Reçak”, tha Walker.

Gjatë homazheve në Reçak, Walker tha se çdo vit mbetet i mahnitur nga numri i njerëzve që e vizitojnë Reçakun.

“Dikur ishte kryesisht një shërbim përkujtimor, por tani ka njerëz nga e gjithë Kosova, dhe supozoj se ka edhe nga e gjithë bota”./GazetaEnigma/

Related Articles