Osmani: Në Reçak, njerëzorja dhe mizorja patën ndeshjen më makabre

Osmani: Në Reçak, njerëzorja dhe mizorja patën ndeshjen më makabre

Presidentja Vjosa Osmani sot viztoi Reçakun, për të cilin tha është “fshati i vogël me histori të madhe”.

“Aty ku 26-vjet më parë, njerëzorja dhe mizorja patën ndeshjen më makabre në këtë pjesë të Evropës. Kujtesa jonë është mburojë kundër harresës dhe garanci që krime të tilla nuk do të përsëriten kurrë më”, shkroi Osmani në një postim në Facebook.

“Të rinj, të reja e fëmijë që takuam sot,  janë brezi i ri i Reçakut, pasardhësit e viktimave, që dëshmojnë pathyeshmërinë e qëndresën e popullit tonë, përkundër sakrificës e dhimbjes së madhe”, shtoi tutje ajo.

“Lavdi martirëve e dëshmorëve të Reçakut!”, përfundoi e para e vendit. /Gazeta Enigma

Related Articles