Fshati Uglar në Gjilan bëhet me ndriçim, trotuar e drunjë dekorativ

Fshati Uglar në Gjilan bëhet me ndriçim, trotuar e drunjë dekorativ

Komuna e Gjilanit, përmes një njoftimi ka treguar se fshati Uglar është bërë me ndriçim, trotuar e drunjë dekorativ.

‘’Investimet në infrastrukturën e fshatrave po vazhdojnë nga Komuna e Gjilanit me qëllim të përmirësimit të jetës për banorët’’, thuhet në komunikatën e Komunës.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka parë nga afër këto investime dhe ka biseduar me banorët e këtij fshati.

“Ndriçimi i ri, trotuari dhe shumë drunjë dekorativ në Uglar, në vlerë rreth 160 mijë euro janë vetëm disa nga intervenimet drejt përmirësimit të jetesës për qytetarët tanë. Po sjellim më shumë dritë dhe zhvillim në çdo cep të komunës”, tha kryetari Hyseni.

Related Articles