“LËDËKYHI”, Kurti dënohet me 3 mijë euro për gjuhën fyese ndaj LDK-së

“LËDËKYHI”, Kurti dënohet me 3 mijë euro për gjuhën fyese ndaj LDK-së

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) e ka dënuar kryeministrin Albin Kurti me tre mijë euro për gjuhën fyese që ka përdorur për LDK-në gjatë një tubimi në Pejë më 13 janar.

PZAP-ja e pranoi pjesërisht ankesën e LDK-së, duke konstatuar se Kurti ka përdorur gjuhë fyese dhe denigruese duke nxitur urrejtje ndaj kësaj partie.

“Prandaj, kur na rastis të dëgjojmë ndonjë udhëheqës të LËDËKYHIT që thotë se po i pëlqen populli, populli ka simpati për ta, kjo mi përngjan asaj mizës që thoshte kudo që po shkoj, po më presin me duartrokitje (ironizon me gjestikulacion dhe shprehje të pakontrolluara të ftyrës)….”, kishte thënë Kurti gjatë një tubimi në Pejë.

Related Articles