Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e ka zgjatur për 5 ditë afati për akreditimin e vëzhguesve nga partitë politike.
Sipas ligjit, ky proces duhet të përfundojë 25 ditë para ditës së zgjedhjeve.
Në mbledhjen e KQZ-së të hënën, propozim për shtyrje të datës bënë përfaqësues të Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje, mirëpo kryetari Kreshnik Radoniqi tha se kjo përbën shkelje ligjore.
Të enjten, KQZ-ja ka njoftuar për vendimin për shtyrje.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e së hënës pati akredituar 2.274 vëzhgues nga 4 parti për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit. 95 nga ta janë të Partisë Demokratike, 1.725 të Lidhjes Demokratike, 234 të koalicionit Vakat, kurse 220 të “Demoktratska Stranka”.