AGK: Përpjekje e hapur për politizimin e KPM-së për interesa të partisë në pushtet

AGK: Përpjekje e hapur për politizimin e KPM-së për interesa të partisë në pushtet

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka reaguar pas zgjedhjes së Besnik Berishës si Kryetar i ri Komisionit të Pavarur për Media, duke thënë se ka shqëetësime në lidhje me këtë proces.

“Zgjedhja e Besnik Berishës për kryetar të KPM-së ngre pikëpyetje ligjore për mënyrën e ndryshimit të Rregullores së KPM-së, e cila parasheh që kryetari i ri zgjidhet në mbledhjen e parë pasi t’i ketë skaduar mandati ose të jetë shkarkuar kryetari aktual”, thuhet në reagimin e AGK-së.

“AGK-ja e sheh votimin e sotëm si përpjekje të hapur për politizimin dhe instrumentalizimin e KPM-së për interesa të partisë në pushtet, duke u bazuar në qëndrimet publike të iniciatorëve për ndryshimet e sotme”.

“Komisioni i Pavarur i Medieve, si organ kushtetues, luan rol të rëndësishëm në rregullimin e skenës mediale në Kosovë dhe, si i tillë, duhet ta ruajë pavarësinë e plotë dhe të mos lejojë ndërhyrjet politike”, është thënë në fund të reagimit. /Gazeta Enigma

Related Articles