Flutura Kusari: Kapja politike e KPM-së u kompletua

Flutura Kusari: Kapja politike e KPM-së u kompletua

Juristja e njohur e mediave, Flutura Kusari, ka reaguar pas emërimit të Besnik Berishës si kryetar i ri i Komisionit për Media, duke thënë se kjo nënkupton “kapjen politike të KPM-së”.

“Kapja politike e KPM-së u kompletua. Siç ju paralajmërova: 1. Rregullorja e re u ndryshua kundërligjshëm; 2. Jeton Mehmeti u shkarkua De Facto nga pozita e kryetarit të KPM-së; 3. KPM tash ka kryetar dhe nënkryetare jolegjitimë”.

Kusari tha se ky është sulm politik ndaj pavarësisë së Komisionit të Pavarur për Media dhe është bërë për të ushtruar presion në televizione.

“Ne punën tonë e krymë, e dokumentuam kapjen politike nga pushteti të KPM-së”, shtoi ajo. /Gazeta Enigma

Related Articles