Izraeli liroi dhjetra palestinezë, Hamasi tre pengje

Izraeli liroi dhjetra palestinezë, Hamasi tre pengje

Izraeli thotë se 90 të burgosur palestinezë janë liruar që nga mëngjesi i së hënës.

Kjo pasi tre pengje izraelite të liruar nga Hamasi janë ribashkuar me familjet e tyre.

Katër pengje të tjera izraelite pritet të lirohen këtë javë dhe tre pengje do të lirohen çdo shtatë ditë pas kësaj.

Të paktën kështu është shprehur presidenti në largim i SHBA-ve, Joe Biden, transmeton Gazeta Enigma.

Ndërkohë, Hamasi thotë se për çdo peng izraelit të liruar, 30 të burgosur palestinezë do të lirohen nga burgjet izraelite.

Egjipti një nga ndërmjetësit tha këtë fundjavë se 1,890 të burgosur do të liroheshin gjatë fazës së parë

Shumica e të burgosurve të liruar të hënën janë gra dhe nën 18 vjeç.

Ato përfshijnë Khalida Jarrar, një politikane e shquar palestineze dhe udhëheqëse e Frontit Popullor për Çlirimin e Palestinës

Sipas BBC, palestinezët kanë filluar të kthehen në shtëpitë e tyre në Gaza, ku ata janë përballur me realitetin e shtëpive të tyre duke u bërë rrënoja. /Gazeta Enigma

Related Articles