“Rruga për Vushtrri që kishte mbetur e papërfunduar me qeveritë e kaluara, me ne u bë realitet”

“Rruga për Vushtrri që kishte mbetur e papërfunduar me qeveritë e kaluara, me ne u bë realitet”

Nën himnin e flamurit, me një entuziazëm të jashtëzakonshëm mes mijëra përkrahësve, filloi tubimi në Vushtrri. Në qytetin e Hasan Prishtinës – qytet i traditës, kulturës dhe bujarisë – brohoritjet e mijëra zemrave u dëgjuan fuqishëm, duke ngritur temperaturat në këtë muaj dimri.

Ministrja e Drejtësisë , Albulena Haxhiu në fjalën e saj tha se 9 shkurti do të jetë data e fitores më të madhe historike që ka njohur Kosova dhe se pas 9 shkurtit opozita do të bindet që paratë e oligarkëve nuk i bëjnë punë përballë vendimit të qytetarëve.

Ministrja Haxhiu theksoi që opozita nuk do të mund të na ndalë, ndonëse kanë miq prokurorë e kryeprokurorë.

“Prokurori i Vicianumit e ka mbyllur lëndën e keqpërdorimit e po merret me Kryeministrin, por jo më pas 9 shkurtit. Nuk mund të na ndalin që Kosova të bëhet shtet i së drejtës”.

Më pas, ajo vazhdoi duke shpalosur programin për vitin 2025 – të shpallur nga kryeministri Kurti si Viti i Grave – gjatë të cilit do të ketë iniciativa për të mundësuar jo vetëm integrimin, por edhe pavarësimin e tyre në aspektin financiar.

Fjalën e radhës e mori Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili tha se Vushtria është pikënisja e mijëra kadetëve policorë, të cilët hapin e parë e morën pikërisht në këtë qytet e sot shërbejnë për sigurinë në çdo cep të Kosovës.

“Ata sot janë faktorë kyç për çlirimin e Kosovës nga Serbia dhe elementet e saj kriminale. Pavarësisht nga pengesat e Serbisë dhe bashkëpunëtorëve të saj, ne nuk jemi ndalur dhe kemi dalë fitimtarë.

Sot në Kosovë nuk ka Serbi. Me ne nuk do të ketë kurrë Serbi. Me ne do të ketë municione ‘Made in Kosova’.

Me ata Republika ishte copë-copë, me ne sovraniteti është në çdo cep.

Më 9 shkurt partitë e vjetëruara duhet t’i dërgojmë në pensionim të përjetshëm. Andaj, më 9 shkurt le të mos ndalemi asnjëherë: votoni numrin 118.”

Ndërkaq, në fjalën e tij kryeministri Albin Kurti tha se tani nga Prishtina në Vushtrri vijmë shumë shpejt, sepse rruga është përfunduar.

“Rruga që kishte mbetur e papërfunduar me qeveritë e kaluara, me qeverinë Kurti është kryer dhe na sjell në Vushtrri për gjysmë ore.

Në Vushtrrinë tuaj e tonën të dashur, Policia ka Akademinë, e Ushtria ka rininë. Në veri të vendit, partitë e vjetra opozitare dërgonin banda kriminale, ndërsa ne dërgojmë sovranitet, biznese dhe zhvillim.

Ne nuk e pranojmë as shantazhin e as kërcënimin. Gjaku i Enver Zymberit e i Afrim Bunjakut nuk ka shkuar kot, sepse Republika ka fituar.”

Mandej, ai vazhdoi me planin e investimeve katërvjeçare në Vushtrri, duke theksuar se në Qeverinë Kurti 3, Vushtria dhe rajoni i Shalës do të mbështeten me agroturizëm dhe do të mundësohet ndërtimi i një parku energjetik. Po ashtu, do të ndërtohet një Spital Regjional Specialistik për ndërhyrje minimalisht invazive, si dhe do të restaurohet stadiumi.

Kryeministri e përfundoi fjalimin duke u bërë thirrje vushtrriasve për votim:

Related Articles