Lille ka kërkuar 25 milionë euro për ta liruar futbollistin e Kosovës, Edon Zhegrova, shkruan “Yahoo Sports”, transmeton Gazeta Enigma.
Napoli është një prej klubeve më të interesuara për transferimin e sulmuesit të krahut.
Aktualisht, futbollisti kosovar po i mungon skuadrës së Lillet për shkak të një lëndimi.
Zhegrova me fanellën e Lillet në ndeshjet e Championsit ka shënuar një gol në pesë ndeshje.
Gjithashtu ka edhe një asistim, ndërsa katër gola i ka shënuar në 12 ndeshje të Ligue 1 të Francës.
25-vjeçari iu bashkua skuadrës elitare të Francës në janar të vitit 2022 nga Baseli zviceran. /Gazeta Enigma