Qeni endacak sulmon katër nxënës në Suharekë, dy nga ta në gjendje të rëndë

Qeni endacak sulmon katër nxënës në Suharekë, dy nga ta në gjendje të rëndë

Katër nxënës të shkollës fillore “17 Shkurti” në Shirokë të Suharekës, janë sulmuar nga një qen endacak.

Incidenti ndodhi gjatë një pauze, kur katër nxënës ishin në ambientin e shkollës.

Fatmirësisht, një punëtor teknik dhe një arsimtar ishin të pranishëm dhe ndërhynë për t’i ndihmuar.

Nxënësit u dërguan në Spitalin Rajonal të Prizrenit, ku dy prej tyre ndodhen në gjendje më të rëndë, ndërsa dy të tjerët kanë shpëtuar me lëndime të lehta.

Për shkak të rrezikshmërisë së qenit, polici u detyrua ta vras atë.

Related Articles