Dy reperët e njohur, Stresi dhe Don Xhoni ka disa kohë që përplasen virtualisht, duke i hedhur kunja njëri-tjetrit.
Mirëpo siç duket mes tyre ka arritur paqja.
Kjo pasi ish-deputeti Gani Geci, së fundmi ka publikuar një fotografi në llogarinë e tij në Facebook, ku shihet në kullën e tij në Llaushë përkrah dy reperëve.
Geci tregoi se artistët i kanë zgjatur dorën njëri-tjetrit dhe janë zotuar të jenë shokë.
“Të dashur miqë sonte, në kullën tonë në Llaushë, ishin mysafirë dy artistë të mdhej të muzikës repë: Stresi – Arkimed Lushaj nga Shqipëria dhe Don Xhoni nga Kosova. Motoja e të djathtëve shqiptarë është: “Jemi pak për t’u ndarë, jemi pak për t’u përçarë jemi pak për t’u sharë me njeri tjetrin”. Shqipëri dhe Kosovë jemi një dhe gjithmonë do të jemi një.Zoti e bekoftë Shqipërinë! Zoti e bekoftë Kosovën! Tani e tutje, këta dy artistë kanë shtërnguar duart dhe janë zotuar se do të jen shokë, ashtu siç kanë qenë edhe më parë”, shkroi Geci në postim. /Gazeta Enigma