Gjatë paraqitjes në një studio televizive, Gani Gecit ka komentuar orientimin seksual të gazetarit të njohur, Vullnet Krasniqi, shkruan Gazeta Enigma.
Para disa javësh, gazetari Vullnet Krasniqi, doli haptazi duke e treguar orientimin e tij seksual.
“Unë jam ‘gay'”, ka thënë Krasniqi.
Gjatë paraqitjes në një studio televizive, Geci u pyet se nëse do i pajtonte edhe Vullnetin me Stresin, ku ky i fundit e kërcënoi haptazi duke i thënë se “nëse do ishim jashtë, të kisha rrehë”.
Geci tha se “edhe Vullnet është njeri, pavarsisht se mund të ketë disa defekte gjenetike”.
“Unë jom me Donald Trumpin, për mu ekzistojnë vetëm dy gjini”, vazhdoi ai.
Për më shumë, ndiqni videon e mëposhtme: