Një person është arrestuar pasi e kishte sulmuar një mjek në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, të enjten.
Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se viktima ka pranuar tretman mjekësor.
Ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.