Një person është gjetur pa shenja në shtëpinë e tij në rrugën “Taulantët” në Kamenicë, të enjten.
Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.