Mosrespektimi i rregullave të komunikacionit është një nga shkaqet kryesore të aksidenteve të shpeshta që ndodhin çdo ditë.
Një nga mënyrat e zakonshme për parandalimin e këtyre aksidenteve është gjobitja e atyre që shkelin rregullat e trafikut, shkruan Gazeta Enigma.
Statistikat tregojnë se mijëra gjoba shqiptohen çdo ditë në vendin tonë.
Policia ka bërë të ditur se 2 mijë e 136 gjoba janë shqiptuar vetëm gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.
Gjatë këtyre 24-orëve, janë raportuar gjithsejt 65 aksidente, 20 prej tyre me persona të lënduar, ndërsa 45 vetëm me dëme materiale./GazetaEnigma/